14:14 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Donnarumma i mirë edhe në ”kung-fu”, ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnaruma ka bërë një ndërhyrje të rrezikshme në ndeshjen kundër Le Havre.

Gardiani italian, qysh në minutat e para të ndeshjes, duke tentuar ta largonte topin bëri një ndërhyrje të rrezikeshme ndaj kundërshtarit, shkruan IndeksOnline.

Pas asaj dalje të gabuar, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi Donnarumman me karton të kuq, duke e lënë PSG-në me një loktar më pak që nga minuta e 10-të.

Por pavarëisht kësaj, PSG po avanson 1-0 ndaj Le Havre, me golin e Mbappes./IndeksOnline/