10:00 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Donçiqi i papërmbajtshëm, realizon “triple-doble”-n historik

Dallas Mavericksët mposhtën Detroit Pistonsët me rezultat 122:111.

Basketbollisti që shkëlqeu pa dyshim ishte Luka Donçiq, i cil realizoi tripël-doubël historik. Ai shënoi 41 pikë bëri 12 kërcime dhe 11 asistime për t’ia dhuruar fitoren ekipit të Dallasit.

Por Donçiqi nuk ishte i vetmi që kontribuoi në fitoren e ekipit të tij. Seth Curry arriti të shënonte 30 pikë, transmeton Indeksonline.

Mavericksët ishin në çdo çerek më të mirë duke i fituar që të katërtit.

Ata gjenden në pozitën e parë në divizionin e jugperëndimit në NBA me 17 fitore nga 24 ndeshje./Indeksonline/