15:32 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Donte të bënte video me pamje të veçantë në Brezovicë, por rrëzohet keq nga dritarja

Fotot dhe videot në vende të veçanta, por jo vetëm, janë nga gjërat më të preferuara të vajzave. Nuk kanë qënë të pakta, rastet kur jemi surprizuar nga ambientet që ato zgjedhin për foto.

Mirëpo, ka patur raste, që tentativat për foto dhe video të veçanta nuk kanë shkuar sipas planit.

Një vajzë e re, e cila kishte shkuar për të pushuar në Brezovicë, kishte vendosur të bënte një video të veçantë në dritaren e banesës së marrë me qira.

Siç shihet edhe nga videoja, përpjekja për një video të bukur dhe me pamje të veçantë ka dështuar.

Vajza rrëzohet keq nga dritarja. Sipas shoqes që ka dërguar videon, ajo nuk ka pësuar lëndime të shumta.

Qytetarja shkruan:

”Pershendetje JOQ, nga Brezovica, ja ca ndodhi ne mgjes me shoqen tone ne tentativ per te bo nji video ,,ra nga dritarja po shyqyr zotit o mir. Anonim nga gocat”

Donte të bënte videon “perfekte”, vajza rrëzohet keq nga dritarja e banesës në Brezovicë on Vidnews.