10:04 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

DOOM 64, paralajmërohet zyrtarisht për të gjitha platformat

DOOM 64 arrin në PlayStation 4, Xbox One dhe PC. Loja fillimisht u publikua si titull i Switch, por tani është e qartë se DOOM 64 do të jetë lojë për shumë platforma, raporton Overclock3D.

Për fat të keq, DOOM 64 do të dalë si ekskluzive në para-shitje për DOOM Eternal. Kjo do të thotë që, ashtu si titulli DOOM Eternal, lansimi i DOOM 64 është shtyrë dhe në vend të 22 nëntorit të këtij viti do të paraqitet më 20 mars 2020 për PC, Xbox One dhe PlayStation 4. Lojtarët e konzolës Switch do të duhet të presin edhe më gjatë, sepse portimi DOOM Eternal Switch është shtyrë gjithashtu.

Aktualisht, nuk dihet se kur DOOM 64 do ta ketë versionin e pavarur. Përveç kësaj, Bethesda deri në këtë moment nuk e ka publikuar DOOM 64 për platformën Google Stadia.