13:37 / E Hënë, 19 Nëntor 2018

Dorëzohen në Prokurori 100 dëshmi kundër krimeve serbe në Kosovë

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 për herë të shtatë ka dorëzuar kallëzime penale kundër kriminelëve serbë.

Udhëheqësja e këtij grupi nga Gjakova, Shkëndije Hoda ka bërë të ditur se ata sot kanë dorëzuar 61 dosje me 100 dëshmi në Prokurori.

Sipas saj, është një sukses i madh, pasi e shohin edhe përkrahjen e policisë dhe Prokurorisë të departamentit të Krimeve të Luftës.

“Është kontingjenti i shtatë që i dërgojmë në Prokurori. Janë 61 dosje me 100 dëshmi, ne ende po vazhdojmë të marrim dëshmi nga dëshmitarët e Gjakovës dhe e shohim se e kemi përkrahjen e prokurorisë për krime lufte. Vetëm ka filluar që policia e krimeve të luftës të i marr në pyetje dëshmitarët e Gjakovës dhe kjo tregon një interesim të madh të tyre.

Ajo ka bërë të ditur se në të ardhmen do vazhdojnë me dorëzimin e këtyre kallëzimeve penale deri në dosjen e fundit, duke apeluar që këtë gjë ta bëjnë edhe komunat tjera të njëjtën gjë.

“Ne do të vazhdojmë edhe në vitin tjetër deri të përfundojmë në dosjen e fundit për makabrën që është bërë në komunë e Gjakovës. Apelojë edhe te komunat tjera të cilat kanë pasur të njëjtin rast ta bëjnë të njëjtën gjë sepse historia duhet ta zbardh të vërtetën./Indeksonline/

Mos i humb