15:57 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dorëzohet Arsenal, ja shet Romës Mikhitaryanin

Skuadra e Arsenal ka hequr dorë nga futbollisti armen, Henrikh Mikhitaryan.

Roma fillimisht ka arritur një marrëveshje me klubin londinez që futbollisti të qëndroj deri në fund të këtij sezoni, transmeton Indeksonline.

Por, italianët kanë lajmëruar që dy skuadrat kanë një marrëveshje preliminare që Mikhy të qëndroj në Romë edhe përgjatë sezonit të ardhshëm.

Mikhy në Arsenal dhe Manchester United pati një periudhë të errët. Tek Roma duket se ai e ka gjetur vetën./Indeksonline/