75 Mall Live Search
08:46 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / G T

Dorëzohet edhe Cole Palmer: Vetëm po mësojmë, të gjithë thanë që s’jemi për titull!

Skuadra e Chelseat pësoi humbje 1:2 ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Premier League, duke mbetur kështu mbrapa në luftë për titull.

Pas ndeshjes, Cole Palmer e pranoi se skuadra e tij në njëfar mënyre nuk është e gatshme për titull kampioni këtë edicion, shkruan Indeksonline

“Të gjithë thanë qysh nga fillimi që ne s’jemi pretendent për titull. Ne vetëm po mësojmë.

“Është viti i parë me trajnerin e ri dhe ne po punojmë shumë”, u shpreh Cole Palmer

22-vjeçari ka statistika të jashtëzakonshme me Chelsean gjatë këtyre ndeshjeve të para në Premier League. Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asiste./Indeksonline/