13:42 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Dorëzohet në polici kryeprotagonisti i 2- milionëshit, Kadri Shala

Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar, vëllai i tij, Bedri Shala.

“Para gjysmë ore është dorëzuar vetë në polici. Përkatësisht te Njësiti për krime ekonomike”, ka deklaruar për Expressin, vëllai i Kadri Shalës, Bedriu.