13:53 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Dorëzohet personi që kërcënoj me granatë dore para Parlamentit serb (Video)

(I plotësuar)-Është zhbllokuar trafiku para Parlamentit të Serbisë, pasi personi i cili kërcënoj se do të vetëvritet me granatë dore u dorëzua në polici pas negociatave që zgjatën një orë, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë një Njësi Speciale të Serbisë.

Personi me inicialet M.T. 63 vjeç arriti të hyjë në objektin e Parlamentit rreth 13 orë me mjetin e tij dhe kërcënoi të bënte vetëvrasje.Tani policia e pajisur edhe me mjete të deminimit, janë duke provuar shpërthimin e bombës./Indeksonline/

………………………………………………………….

Bombë para Parlamentit të Serbisë (Video)

Një person me iniciale M.T ka shkruar me veturën e tij rreth orës 13  para parlamentit të Serbisë dhe me një bomë ka kërcënuar se do ta shpërthejë atë.

MPB ka reaguar urgjentisht dhe një anëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke negociuar me të për ta bindur atë që të heqë dorë nga qëllimi i tij, shkruajnë mediat serbe, përcjell Indeksonline.

Autoritetet zyrtare i kanë evakuar të gjithë zyrtarët dhe njerëzit nga zona afër parlamentit, shkruan Indeksonline.

Motivet se pse sulmuesi dëshiron të kryjë vetëvrasje ende nuk dihen./Indeksonline/