75 Mall Live Search
20:32 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / Gj. Sh

Dormundi shënon fitore në sekondat e fundit

Skuadra e Dormundit ka marrë tre pikë të mëdha në sekondat e fundit në ndeshjen e javës së 17-të të Bundesligës gjermane.

Ata mposhtën në udhëtim skuadrën e Mainzit me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Ishte Mainz e cila kaloi e para në epërsi me golin e Lee Jae-Sung qysh në minutën e 2-të.

vetëm dy minuta më vonë, shifrat u barazuan nga Julian Ryerson.

Dormundi e arriti fitoren vet%m në sekondat e fundit të ndeshjes me golin e veteranit Mats Hummels në 90+4.

Me këtë fitore, Dortmundi shkon në kuotën e 31 pikëve, një më pak se Leipzig dhe pesë më pak se lideri Bayern Munchen.

Në anën tjetër, Mainz mbetet në pozitën e 12-të me 20 pikë./IndeksOnline/