23:06 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dortmund – PSG, ky ishte lojtari dhe dështimi i ndeshjes

Dortmundi e ka mposhtur PSG-në me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi Haaland, ndërsa për PSG-në realizoi Neymar.

Të dy janë vlerësuar me nota të larta nga “Whoscored”.

Norvegjezi ishte më i miri dhe u vlerësua me notën 8.4 ndërsa braziliani u vlerësua me notën 8.0.

Më i dobëti në fushë ishte portieri i PSG-së, Navas. /IndeksOnline/