Dovbyk informon Gironën se dëshiron të transferohet te Roma

Artem Dovbyk dëshiron të luaj te Roma në sezonin e ri.
Sulmuesi ukrainas ka njoftuar klubin e Gironës se ka vendosur të largohet dhe të bashkohet me skuadrën italiane, shkruan IndeksOnline.
Sipas Fabrizio Romanos, ata ishin të qartë se Dovbyk dëshiron largimin nga Girona.
Drejtori sportiv i Romës është duke qëndruar në Girona, ku shpreson në arritjen e marrëveshjes.
27-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit të La Ligas, duke shënuar 24 gola dhe bëri 8 asistime në 36 ndeshje.
Transferimi i Dovbyk pritet ti kushtojë Romës rreth 50 milionë euro./IndeksOnline/