11:20 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dragusha analizon 2 ndeshjet gjysmëfinale, tregon a mund të luhet me tifozë

Dy ditët e kaluara janë zhvilluar gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës, ku pas një pushimi tremujor për shkak të pandemisë futbolli u rikthye.

Prishtina triumfoi 3-0 ndaj Drenicës në “Fadil Vokrrri” derisa Ballkani dhe Feronikeli barazuan pa gola në Suharekë.

Ish-futbollisti dhe analisti i njohur, Muhamet Dragusha në një intervistë për Indeksonlinen i ka vlerësuar të dyja ndeshjet që u zhvilluan.

Ai ka thënë se në ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë nuk u vërejtë shumë mungesa e stërvitjeve, duke e vlerësuar Drenicën si më “dembele” gjatë ndeshjes.

Në ndeshjen e parë (Prishtina – Drenica) nuk u vërejtë mungesa e stërvitjeve. Ndoshta pak më pak vrapuan mysafirët por që Prishtina ishte ajo më kërkuese dhe organizonte lojën dhe kishte raste shënimi. Prishtina ndoshta në këtë ndeshje është dashur të ketë rezultat më bindës pasi mbrojtja e Drenicës ishte jo e nivelit më të mirë, markimi i lojtarëve sulmues nuk ishte e mirë, vendosja shpesh herë kishte probleme dhe i lejonte Prishtinës më shumë hapësira për të krijuar raste shënimi“, ka thënë Dragusha.

Fundi ka mundur të jetë tjetër po të kishte fat me shumë, Drenica nëse do të shënonte penalltinë që për lojën kthyese do të ishte shumë më relaksuese dhe me dëshirë e mundësi më të lehtë kualifikimi“.

Sipas Dragushës ndeshja në Suharekë ishte më e fortë, duke e vënë në dukje disiplinën në mbojtje të Feronikelit.

Në ndeshjen tjetër (Ballkani – Feronikeli), ishte një lojë e fortë, ka kohë që mbrojtja nga Drenasi nuk ka qenë më homogjene dhe më stabile, e gjithë kjo kur kemi parasysh sulmin më të mirë në Superligë që ka FC Ballkani, lojë e fortë me posedim të topit nga suharekasit por që kundër sulmet ishin mirë të përgatitura nga kundërshtari i tyre që kanë mund të jenë më shumë pasoja për FC Ballkanin për ndeshjen e kthimit. FC Ballkani mund të them lirisht se ma pak shans se në këtë ndeshje nuk ka pasur asnjëherë këtë sezon. Ishte një sulm i zbehtë dhe kjo tregon edhe me ndërrimin e Topallit qysh në fillim të pjesës së dytë edhe ndërrimet edhe mesfusha nuk ishte ajo e njëjta me Gashin që ishte mungesë e madhe sot. Por ndoshta kjo zbehje e lojës ishte meritë e lojës së mirë të Feronikelit apo e rifillimit jo të mirë të Ballkanit, gjithçka është e hapur në ndeshjen e dytë që mendojnë se atje Ballkani do të ketë mundësi më shumë pasi që do të zhvillojë ndeshje në kampionat dhe do ta rikthej formën e kërkuar nga Munishi, kurse loja taktike e Toverlanit ishte shumë mirë e menduar! Lëndimet gjatë dy ndeshjeve shpresoj të jenë të fundit pasi  pauza dhe koha e ri përgatitjes ishte e shkurt dhe lëndimet mund të vijnë si pasojë e arritjes së përgatitjes optimale“.

Muhamet Dragusha mendon se ndeshjet duhet të luhen me tifozë, duke e parë që ata po mblidhen jashtë stadiumeve, por kjo të bëhet duke mbajtur distancën.

Shikuesit mendoj se duhet të lejohen të hyjnë në stadiume por ndoshta jo me të gjithë kapacitetin që ka në tribuna, të bëhet një renditje në distancë dhe të kenë mundësi, sidomos tifozët e flaktë të jenë afër ekipit të zemrës së tyre“, përfundoi ai.

Ndeshjet e kthimit do të luhen, më 16 dhe 17 qershor në Skenderaj dhe në Drenas. /IndeksOnline/