20:50 / E Premte, 06 Tetor 2023 / MSH

Drake pauzon nga muzika

Reperi Drake ka bërë të ditur se po bën një pushim nga karriera e tij muzikore, duke thënë se i duhet tw fokusohet nw shwndetin e tij.

Vetëm disa orë pas publikimit të albumit të tij të ri, “For All The Dogs”, Drake tha se prej vitesh ka probleme me stomakun.

“Unë ndoshta nuk do të bëj muzikë për pak, do të jem i sinqertë,” tha ai pak më parë.

Menjwherw pas kwtij njoftimi, disa koncerte tw artistit janw shtyer.

“Më duhet të fokusohem në shëndetin tim, para së gjithash – dhe do të flas për këtë së shpejti”, tha Drake.

“Unë do të mbyll derën e studios për pak. Se di se çfarë është pak. Ndoshta një vit apo diçka e tillë. Ndoshta pak më gjatë” shtoi ai.