19:29 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Drama feat Bledi Racaj lansojnë projektin muzikor ‘Ti Dashni’ (Video)

Çdo ditë tregu muzikor vendor po pasurohet me artistë të rinj, të cilët po synojnë sukses me prurjet e dhe talentin e tyre.

Sot estradës iu bashkuan edhe dy emra të rinj, Bledi Racaj dhe Valmir Ahmetaj, ky i fundit reper kosovar që jeton në Danimarkë, i njohur me emrin Drama.

Ata sot lansuan projektin e përbashkët muzikor ‘Ti dashni’ një këngë me ritme e pamje verore.

Dyshja për muzikën kanë bashkëpunuar me producentin shqiptar, Alandy-n. Tekstin e këngës e ka shkruar Endrit Mumajesi, ndërsa për anën vizuale është përkujdesur produksioni XL Films.

Një pjesë e klipit është realizuar te Kepi i Rodonit në Shqipëri dhe tjetra në Prizren./Indeksonline/