15:27 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / A. A

Dramë e vërtetë/ 2 gola ia anuloi VAR-i, e 1 nuk i mjaftoi Liverpoolit që të mposht Brightonin

Pascal Gross i Brightonit me gol në minutën e 93-të ia mohoi Liverpoolit fitoren në ndeshjen hapëse të javës së 15-të.

Diogo Jota kaloi në epërsi “Të kuqtë” në minutën e 60-të.

Skuadra e Jurgen Klopp realizoi edhe dy gola tjerë me Mohamed Salah dhe Sadio Mane për u anuluan nga VAR-i për pozicion jasht loje, shkruan Inddeksonline.

Brightoni në pjesën e parë humbi penalltinë përmes Neal Maupay por penalltia e dytë në shtesë u konvertua në gol nga Gross.

Liverpooli është në vendin e parë më 21 pikë, ndërsa Brightoni i 16-ti me 10 pikë.

/Indeksonline/