15:27 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dramë e vërtetë – Man United shënon fitore në minutat e fundit ndaj Brighton

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Brightonit dhe Man United, duel ky në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë.

Të parët shënuan Brightoni në këtë sfidë në minutën e 40 të takimit përmes Maupay, por nuk shkuan as 3 minuta, Dunk shënoi autogol në portën e tij për t’i barazuar shifrat në 1:1 në pjesën e parë, shkruan IndeskOnline

Ndërkaq, pjesa e dytë solli shumë ndryshime, ku Rashford shënoi për epërsinë e Man United në minutën e 55’të të takimit.

Kur po mendohej se ky takim do të përfundonte me fitore për United, në skenë për Brightonin doli, March i cili vendosi shifrat në 2:2, por ndeshja nuk u mbyll me këtë rezultat, pasi Fernandes shënoi golin e fitores për Man United krejt në fund nga pika e bardhë, dhe takimi Brighton – Man United u mbyll në 2:3.