22:50 / E Diele, 11 Shtator 2022 / C E

Dramë në fund të ndeshjes, Salernitana merr një pikë ndaj Juventusit

Salernitana ka arritur të marr një pikë në udhëtim te Juventusi.

Zonja e Vjetër duhet të kënaqet me një pikë të fituar minutat e fundit, ku barazoi me rezultat 2-2, shkruan Indeksonline.

Mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me golat e Candreva dhe Piatek.

Juve u mundua në pjesën e dytë, ku fillimisht shënoi me Bremer e më pas me Bonucin.

Minutat shtesë ishin me shumë tension dhe me katër kartonë të kuq.

Juve arriti të shënoj me anë të Milik, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë barazim Juve mbetet në vendin e tetë me 10 pikë. /IndeksOnline/