23:35 / E Martë, 29 Qershor 2021 / C E

Dramë në fund të ndeshjes, Ukraina e Shevchenkos kalon në çerekfinale

Ukraina ka kaluar në çerekfinale të Euro 2020.

Skuadra e drejtuar nga legjenda Andrey Shevchenko ka mposhtur Suedinë me rezultat 2-1.

Ndeshja e rregullt përfundoi 1-1 derisa fituesi u përcaktua vetëm në minutën e fundit të kohës shtesë.

Ukraina kaloi e para në epërsi në minutën e 27-të me golin e Zinchenko.

Rezultatin e barazoi Forsberg pak para fundit të pjesës së parë.

Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt.

Golin e fitores për Ukrainën e shënoi Dovbyk në minutën e 120 të ndeshjes.

Në Çerekfinale, Ukraina do të luaj me Anglinë. /IndeksOnline/