15:01 / E Diele, 05 Mars 2023 / Gj. Sh

”Dramë” në Lipjan, Ballkani merr një pikë ndaj Prishtinës në sekondat e fundit

Ka përfunduar pa fitues dirbi i javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Prishtina dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 2-2, shkruan IndeksOnline.

Bardhekaltërit kishin epërsinë prej dy golave, por kampioni në fuqi nuk u dorëzua deri në minutën e fundit dhe arriti ta barazonte rezultatin.

Bujar Pllan hapi serinë e golave në minutën e 51-të, ndërsa shtatë minuta më vonë Endrit Krasniqi dyfishoi epërsinë e Prishtinës.

Ballkani arriti të kthehet në lojë në minutën e 80-të me një supergol të shënuar nga Nazmi Gripshi.

Kur të gjithë po prisnin përfundim e ndeshjes, pas një ndërhyrje nga portieri i Prishtinës, gjyqtari Genc Nuza, me ndihmën e VAR-it, akordoi penallti për Ballkanin,

Nga pika e bardhë u tregua i sakt sulmuesi Albion Rrahmani, duke barazuar shifrat në 2-2, në minutën 90+9.

Ballkani vazhdon të jetë lidere e tabelës me 49 pikë, dy më shumë se skuadra e Dritës, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e katërt me 31 pikë./IndeksOnline/