15:01 / E Diele, 19 Mars 2023 / Gj. Sh

”Dramë” në minutat e fundit në Gjilan, Llapi merr një pikë

Ka përfunduar pa fitues ndeshja kryesore e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Gjilanit nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Llapit, shkruan IndeksOnline.

Me të filluar ndeshja, Dabiqaj kaloi gjilanin në epërsi në minutën e 3-të.

Llapi barazoi rezultatin në minutën e 17-të me një supergol nga gjuajtja e lirë të shënuar nga Fernandinho.

Shend Kelmendi në minutën e 61-të riktheu epërsin e gjilanasve, ndërsa Rivera barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 90-të.

Gjilani me këtë barazim mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, kurse Llapi renditet e pesta me 33 pikë./IndeksOnline/