10:57 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Draxler zbulon ritualin e çuditshëm që bën para ndeshjeve

Shumë futbollistë kanë ritualet e tyre para se të hyjnë në fushë, por kjo e gjermanit Jualin Draxler duket më interesante.

24-vjecari është përzgjedhur nga Joachim Loë në skuadrën e Gjermanisë për Kupën e botës. Draxler shpreson se do të ketë një vend titullari kur Gjermani të luaj ndeshjën e parë ndaj Meksikës.

Dhe nëse ai është, bashkëlojtarit e tij gjermanë do vazhdojnë të shohin ritualin e tij.

“Ndonjëherë bashkëlojtarët më pyesin nëse jam mirë në kokë” , deklaroi ai për MARCA.

“Cdo lojtar ka një ritual para një ndeshje, ndërsa unë zakonisht mbaj cantën time në dollapin tim dhe hedh dy ose tri spërkatje me parfum” .

“Kjo më jep një ndjenjë lumturie” shtoi ai. /IndeksOnline/