20:10 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drejt fundit njëri nga komplekset memoriale më të mira në Kosovë

Në Vrellë të Istogut është në përfundim e sipër njëri nga komplekset memoriale më të bukura në Kosovë.

Kompleksi ka ecur mbarë pas insistimit të Qeverisë Haradinaj e cila ka qenë insistuese në këtë  projekt. Merita për këtë ka edhe Idriz Blakaj, ish drejtor i Institutit për Komplekse e Memoriale.

Kompleksi është ndërtuar në vendlindjen e deputetit Dreshaj i cili së fundi i bëri vizitë.

“Është simbol respekti e nderi për të gjithë dëshmorët e Istogut. Falënderojmë kryeministrin Haradinaj që e ka çuar përpara ndërtimin e kompleksit ndoshta më të bukur në Kosovë” ka thënë Gani Dreshaj.

Temat: