21:03 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Drejtorët e komunës së Gjilanit vishen me veshje tradicionale

Zyrtarët e Drejtorisë së Kulturës në Gjilan, sot ishin veshur më ndryshe se zakonisht.

Me plisa e me jelekë, ata shënuan kampanjën “Festo tradicionalisht”, për nder të festës së pavarësisë së Kosovës.

Arsyeja e kësaj fushate është promovimi i veshjeve tradicionale, por edhe rritja e numrit të vizitorëve në muzeun e këtij qyteti.