23:56 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Drejtori i AKI-së s’mund të shkarkohet pa ‘aminin’ e Thaçit (Dokument)

Në disa media është raportuar se nesër mund të shkarkohet Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Kryeshefi i AKI-së, Driton Gashi. Ky i fundit, sipas ligjeve në fuqi, nuk mund të shkarkohet nga shefi i ekzekutivit.

Megjithatë, ky shkarkim mund të bëhet vetëm me miratimin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Indeksonline.

Në ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në nenin 5, pika 5.3 thuhet se:

Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë

Neni i njëjtë pika 5.4
Drejtori i AKI-së shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar./Indeksonline/