75 Mall Live Search
15:51 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Drejtori i Barçës jep detaje të reja për rikthimin e mundshëm të Neymar

Guillermo Amor, drejtori për relacione instuticionale i Barcelonës, ka folur në lidhje me mundësinë e rikthimit të Neymar në klub.

Drejtori, i cili udhëtoi në Eindhoven me skuadrën, ka dhënë një deklaratë për Movistar.

I pyetur për brazilianin, ish-futbollisti i Barcelonës tha se çdo gjë mund të ndodhë, transmeton IndeksOnline.

Tutje, ai e bëri të qartë se rikthimi i yllit të PSG-s nuk është vetëm spekulim, por se kjo do të diskutohet në vazhdim.

Anësori i PSG-s ka qenë i lidhur me një rikthim te Barcelona për disa javë, teksa edhe ish-bashkëlojtarët e tij e kanë mirëpritur një rikthim të mundshëm të tij.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në afatin kalimtar veror, pasi që në janar një transferim i tillë s’pritet të ndodhë./IndeksOnline/