08:23 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Drejtori i IKSHPK-së raporton sot para Komisionit për Shëndetësi për situatën me koronavirus

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot do të takojnë drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani dhe drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiu.

Komisioni pritet të njoftohet lidhur me gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe gjendjen në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në orën 15:00.

Ndryshe, mbrëmë janë testuar gjithsej 200 mostra dhe janë konfirmuar tre raste me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Prishtinës. Ndërsa janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste