23:04 / E Enjte, 09 Korrik 2020

Drejtori i Neonatologjisë jep detaje për foshnjën e infektuar me Covid-19

Ka rezultuar pozitiv në Covid-19, një foshnje dy javëshe në Kosovë.

Drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci ka dhënë detaje për këtë rast, ku thotë që gjendja e foshnjës është stabile, shkruan Indeksonline.

Ai tregon që foshnja është pranuar para dy ditësh dhe ka pasur temperaturë.

Foshnja është pranuar para dy ditësh dhe ka pasur temperaturë. Ajo ka ardhur së bashku me nënën e saj, familja e së cilës është diagnostifikuar me koronavirus. Ndërsa më vonë ne kemi bërë testin për nënën dhe foshnjën dhe të dyja kanë rezultuar pozitiv. Gjendja e foshnjës është në gjendje stabile, ndërsa nuk ka probleme me frymëmarrje. Ajo është në kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë.  Në klinikën tonë e kemi caktuar një hapsirë për foshnje të cilat mund të diagnostifikohen me koronavirus”, tha Gojnovci në RTV Dukagjini.

Mos i humb