10:48 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / LB

Drejtori i shkollës / mesimdhenesi specialist / barazia ne mes te niveleve!

Shkruan: Xhavit Rexhaj

1. Nese dikush do te me pyeste se cili eshte investimi ne arsim qe do te ndikonte me se shumti dhe me se shpejti ne rritjen e cilesise ne arsim, do te thosha drejtori i shkollës! Nese kam mesuar dicka ne keto 35 vjet qe merrem me arsim eshte se: Drejtori i mire, por edhe drejtori jo i mire, drejtepersedrejti reflektohet ne cilesine e shkolles! Drejtori jo i mire i pengon edhe mesimdhenesit me te mire – deri sa t’i beje jo te mire – sic eshte vet!

Paga e drejtorit ne sistemin e ri te pagave dallon 50 deri 60 euro nga paga e mesimdhenesit! Ky nuk eshte investim i duhur ne arsim! Me kete page me mire eshte te mbetesh mesimdhenes! Asnje kandidat I MIRE nuk do te deshiroje te konkurroje per drejtor!

Drejtori kujdeset per nxenesit, per mesimdhenesit, prinderit, infrastrukturen, nxenesit problematik, personat problematik jashte shkolles, nxenesit me nevoja te vecanta, komunitetin,  autoritetet komunale, blerjet, demet ne shkolle, pastertine, sigurine …. per 60 euro dallim me mire te jem mesimdhenes!

PROPOZIM: Koeficienti per drejtorin e shkolles te jete 7.5 deri 8.0.

2. Doktori dhe mesimdhenesi specialist:

Mire eshte qe doktori specialist te kete 1099 euro page – duhet ti ruajme mjeket ne sistemin shendetesor! E meritojne! Kane pune te rende, duhet shume shkollim, pergjegjesia e madhe per jeten e njeriut!

Por edhe per t’u bere mesimdhenes i avansuar kerkohet titulli master, pervoja e punes, me qindra ore trajnime te deshmuara, mentorime, monitorime, licencime, dosje.

As mesimdhenia nuk eshte pune e lehte, pergjegjesia eshte maksimale, dhe kerkohet shume pune per t’u kualifikuar si specialist i mesimdhenies! 

Edhe mesimdhenesit po e leshojne Kosoven!

PROPOZIM: Ne ligjin e pagave te parashihet edhe shkalla mesimdhenes i avancuar dhe koeficienti te jete 7.5.

3. Propozimi i ri i barazon me mire nivelet e ndryshme te mesimdhenesve. Dallimi i madh ne page ne baze te nivelit te arsimit (per shembull fillor / i mesem i larte) nuk eshte i drejte. Te gjitha moshat e femijeve jane te ndieshme dhe kerkojne pune maksimale. Madje ndikimi i mesuesit eshte me i madh sa me i vogel femija!

Prandaj sistemi i ri i pagave eshte me i drejte ne kete aspekt!