23:06 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drejtori sportiv i klubit të njohur e përcolli ndeshjen e Superligës, i pëlqyen dy futbollistë

FC Will është skuadër me emër në futbollin zviceran ndërkohë që në edicionin e ri kërkon që të rikthehet në Superligën e Zvicrës.

Drejtori sportiv i Willit, Paco Sanchez, ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit në mes Llapit dhe Flamurtarit, teksa e përcolli ndeshjen në praninë e kryetarit Imer Ademi të Flamurtarit dhe ish-trajneri të këtij ekipi, Jusuf Tortoshi.

Sanchez ishte mysafir i Flamurtarit për tri ditë, raporton Insporti.com.

Klubi i Flamurtarit dhe Will janë në fazës fillestare të bashkëpunimit.

Insporti.com merr vesh se kryetari Ademi dhe Sanches kanë biseduar për dy futbollistë që të transferohen në Zvicër.

Flamurtari në ndeshjen ndaj Llapit barazoi 0:0. Ky ekip është lider në Superligë me 13 pikë të mbledhura.