11:34 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Drejtori sportiv i Milanit: Gjatë janarit as s-blejmë as s-shesim, i shikojmë tjerët çka bëjnë

Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone, ka garantuar se Milani nuk ka nevojë të shesë lojtarë, duke pohuar se skuadra e tyre është e shkëlqyer dhe se i përshtatet cilësive të “Kuq e zinjve”.

Druhej se Milanit do t’i duhej të shiste lojtarë për t’i rritur të hyrat në janar, duke pasur parasysh natyrën e pronësisë së klubit, e cila u përkeqësua nga vendimi i UEFA-s për të mos ia pranuar italianëve marrëveshjen vullnetare, por Fassone ka premtuar se skuadra s’do të preket, transmeton Express.

“Dua të sqaroj diçka, kam folur edhe me skuadrën sot në Milanello: ky zhvillim i ri vlerësohet nga klubi dhe David Han Li është këtu fizikisht. Për janar, e përsëris: nuk do të blejmë lojtarë për të bërë gabime në këtë afat kalimtar, skuadra është e shkëlqyer dhe i përshtatet cilësive të Milanit.  Nuk duam ta shesim askënd sepse nuk ka nevojë t’i rrisim të hyrat. Në janar, do të rrimë dhe t’i shikojmë tjetër çka bëjnë”, ka shpjeguar ai.