14:49 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Drejtuesit e AKP-së takuan përfaqësuesit e FMN-së

Kryesuesi i Bordit të drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bajram
Zejnullahu dhe drejtori Menaxhues, Valon Tolaj pritën në takim një delegacion të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga z. Gabriel di Bella, shef i Misionit për Kosovë, që vepron në kuadër të Departamentit Evropian.


Kryesuesi i Bordit dhe drejtori Menaxhues i AKP-së e njoftuan shef i Misionit të FMN-së me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, me aktivitetet e fundit të AKP-së si edhe pasqyrat financiare e planin e punës të Agjencisë… për fazat e ardhshme.


Nga ana tjetër, z. Gabriel di Bella falënderoi drejtuesit e AKP-së për pritjen e organizuar dhe informacionet e ofruara në lidhje me progresin në transformimin e pronës shoqërore dhe zhvillimet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.