75 Mall Live Search
12:51 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Drejtuesit e KOK-ut pritën sekretarin e KOKSH-it, Stavri Bello

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH), Stavri Bello, ka vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), me ç’rast është pritur ngrohtësisht nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj.

Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Bello, njoftuan njëri-tjetrin për rrjedhat dhe zhvillimet në të dy Komitetet Olimpike.

Palët biseduan edhe për aktivitetet për vitin 2019, me fokusin për bashkëpunim edhe për aktivitete të përbashkëta.

Të dy konstatuan se bashkëpunimi duhet të zgjerohet edhe me Komitetet Olimpike të shteteve fqinje, si parakusht për aplikim në fondet e Bashkimit Evropian përmes programit ERASMUS +.

E pranishme në pjesën e fundit të takimit ishte edhe Njomëza Emini, presidente e Komitetit Paraolimpik të Kosovës.

Bashkëpunimi mes Komitetit Olimpik të Kosovës dhe atij të Shqipërisë daton që nga koha e themelimit të KOK-ut./IndeksOnline/

Temat: