12:01 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nderime të shumta në Gala Mbrëmjen për 4-vjetorin e pranimit të KOK-ut në KON

Personalitete të larta shtetërore dhe nderime të shumta u bënë në Gala Mbrëmjen, e organizuar mbrëmë me rastin e 4-vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Gala Mbrëmja e organizuar në Hotel Venus në Prishtinë, mblodhi personalitete të larta shtetërore si kryeministri Ramush Haradinaj, ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, ambasadori iFrancës në Kosovë, Didier Chabert, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara, Ulrike Richardson, Viron Bezhani, president i Komitetit Olimpik Shqiptar, kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, si dhe personalitete të tjera të larta nga sporti, kultura etj.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, duke falënderuar Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendin për medaljen e artë që i sollën Kosovës, theksoi se pranimi i Kosovës katër vjet më parë në arenën ndërkombëtare të sportit u hapi rrugë sportistëve tanë të jenë pjesë e shumë garave ndërkombëtare, duke arritur suksese në beteja dhe sfida.

“Sonte jemi mbledhur këtu për të thënë gëzuar Kosovë dhe për të nderuar familjen Olimpike botërore që qeli dritën jeshile përt’i bërë sportistët kosovarë ambasadorët më të mirë në Kosovë. Premtimi ynë përpresidentin (KON) Thomas Bach që të listohemi në 10 Komitetetet më të mirakombëtare në botë shënon sukseset e para, dhe besojmë që në vitet në vazhdimkëtë do ta shohim realitet”, tha ndër të tjera në fjalimin e tij, presidentiHasani.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ubëri thirrje bizneseve që ta kthejnë vëmendjen tek investimet në sportistë.“Nëse jeni kampion në biznes, nëse keni arritur lart, ju lutem ndani diçka edhe për kampionët në sport. Nëse jeni duke luftuar për t’u bërë kampion ka edhe sportistë që po luftojnë për t’u bërë kampion, prandaj financoni sportistët. Jemi shumë krenar që e kemi medaljen e parë Olimpike, pasi gjysma e shteteve të botës nuk kanë ende medalje”, tha Haradinaj.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, duke uruarpër 4-vjetorin e pranimit të KOK në KON konfirmoi gatishmërinë për të qenë partner i fuqishëm në zhvillimin e sportit në Kosovë. Ai për investimet qëdikasteri që udhëheq po i bënë për KOK-un, federatat dhe sportistët, bazuar në kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, rregullore kjo të cilën e nënshkroi ditë më parë.

Gala Mbrëmja ishte e mangët pa nënpresidentin e KOK-ut, legjendën e futbollit mbarë shqiptar, Fadil Vokrri, i cili pikërisht gjashtë muaj më parë u nda nga jeta. Me këtë rast, ai u nderua me mirënjohjen Post-Mortum, të cilën e pranoi djali i tij, Gramozi. “Ju uroj 4-vjetorin epranimit të KOK-ut, ju falënderoj të gjithëve për këtë çmim. Është nder dhe kënaqësi kur përkujtohet çdo herë vepra e babait”, tha Gramoz Vokrri.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nderoi AlbinTahirin për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, çmim këtë që ia dhuroi kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi.

“Më kujtohet si sot dita kur jemi pranuar, ka qenë moment historik jo vetëm për sportin e Kosovës, por në përgjithësi për Kosovën si shtet. Sporti në vitet e fundit është ambsadadori më i mirë i Kosovës, të cilën e kemi dëshmuar”, tha Kelmendi, duke kujtuar premtimin që Bach ia kishte dhënë për dorëzimin e medaljes së artë në RIO 2016,  gjatë vizitës që i kishte bërë vendit tonë.

KOK nderoi me mirënjohje për vepër jetësore të gjithë ata që kanë kontribuar mbi 50-vjet në sport, e që kanë kaluar moshën 70-vjeçare si: Ajet Shosholli (futboll), Mit’hat Belegu e Masar Nixha(basketboll), Fahri Buqinca (hendboll), Arsim Fehmiu (profesor), Faik Çitaku eTasim Brovina (pingpong), Qerim Azizi (skitari), Enver Gjinolli (volejboll),Adem Ademi (xhudo), Agim Islami (tenis), Ejup Maxhera (bjeshkatari), Ali Pllana(shenjëtari sportive).

Gjatë Gala Mbrëmjes u shfaqën momente të pranimit të KOK-ut në KON-n, si dhe një video që pasqyroi rezultatet e arritura të Ekipit Olimpik të Kosovës në tetë garat pjesëmarrëse në 4 vjet. E gjithë mbrëmja u begatua nën ritmin e këngëve të Neki Emras.

Temat: