16:44 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Drejtuesit e LDK-së arrijnë në Kuvend

Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të hyjnë drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët pas pak minutave do të takohen me zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në prani të ambasadorëve të vendeve të QUINT-it në përpjekje për të gjetur një gjuhë të përbashkët për koalicion bashkëqeverisës.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nënkryetarët Lutfi Haziri e Vjosa Osmani kanë hyrë në Kuvend ndërsa pritet që këtij ekipi ti bashkohet edhe nënkryetari Agim Veliu.

Nga VV-ja ende nuk ka arritur askush, sikurse nuk ka arritur ende asnjë nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Takimi është paralajmëruar të mbahet prej orës 17:00./IndeksOnline/