10:02 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Drejtuesit e Milanit arrijnë në Zvicër, sot kuptohet fati i skuadrës

Sot mësohet fati i Milanit sa i përket pjesëmarrjes në garat evropiane.

UEFA javë më parë dha një vendim ku e dënoi skuadrën rosonere një vit mospjesëmarrje në Europa League.

Një delegacion i shtatë herë kampionëve të Evropës ka arritur në Zvicër ku do të shpalos faktet në gjykatën e arbitrazhit sportiv për të ulur ose eliminuar dënimin.

Takimi ka filluar në ora 9:30 dhe do të vazhdoj deri në orën 18:00, kur edhe do të merret vendimi përfundimtar. /IndeksOnline/