20:14 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Dreka e Barcelonës/ Brenda shtëpisë së Messit dëgjohen thirrjet “Kampion, Kampion”

Kapiteni i klubit të Barcelonës, Lionel Messi ka ftuar të gjithë futbollistët për drekë në shtëpinë e tij.

Mediat që po qëndrojnë afër shtëpisë së Argjentinasit kanë kapur momentin kur janë dëgjuar thirrje “Kampion, Kampion”, transmeton Indeksonline.

Lionel Messi e ka bërë këtë mbledhje për t’i motivuar dhe lidhur edhe më shumë ekipin në ndeshjet e fundit të La Ligas, sidomos për të të ardhmen kundër Atletico Madridit.

Katalunasit janë në garë me Atletico Madridin dhe Real Madridin për të fituar La Ligan./Indeksonline/