14:57 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / B O

Drekë pune, ky ishte lokacioni që bëri bashkë treshen Kurti-Hovernier-Lajqak

Para pak çastesh ka përfunduar takimi, i lajmëruar si drekë pune, mes Kryeministrit Kurti dhe Emisarit Evropian, Miroslav Lajcak.

Në takim ishte edhe Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Takimi është mbajtur tek “Hotel Garden” që ndodhet në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Ky është një nga takimet e shpeshtuara së fundmi mes Kurtit dhe diplomatëve perëndimorë. /Indeksonline/