13:50 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / A. A

Drenica befason Llapin, në Mitrovicë pa gola

Ka përfunduar pjesa e parë në dy takime të javës së 24-të që po zhvillohen në Superligë.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi po barazon 1-1 ndaj Drenicës. Me golin e Arbnor Ramadanit në minutën e 23-të llapjanët kaluan në epërsi.

Barazoi Gjoni në minutën e 48-të për Drenicën.

Ndërsa në ndeshjen tjetër që po luhet në “Riza Lushta”, Trepça ’89 barazoi pa gola ndaj Feronikelit në pjesën e parë.

/Indeksonline/