09:58 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / L K

Drenica dhe fshisa, largon pesë futbollistë

Klubi futbollistik Drenica ka njoftuar sot ndarjen me pesë futbollistë.

Skuadra e Ligës së Parë njofton poashtu se klubi do të ketë përforcime në ditët në vijim.

“Klubi futbollistik ‘Drenica’ njofton opinionin se ka nderprerë bashkëpunimin më mirëkuptim më pesë futbollistë që ishin pjesë e skuadrës gjatë sezonit vjeshtor.
Fjala është për futbollistët: Zenel Gavazaj, Enis Gavazaj, Sunay Hasan, Ardian Hoti, Albin Hasani , të cilët klubi shfrytëzon rastin t’i falendëroj për angazhimin dhe kontributin e dhënë për klubin gjatë kohës sa ishin pjesë e ekipit, duke ju uruar suksese në të ardhmen.
Gjithashtu klubi njofton së është angazhuar intensivisht për afrimin e lojtarëve të cilat do t’i përforcojnë radhët tona , në mënyrë që të lehtësojmë rrugen drejt objektivit tonë, rikthimit në elitën e futbollit kosovar” thuhet në njoftimin e KF Drenicës./Indeksonline/