10:35 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Drenicaku i “O Sa Mirë” me tre pasaporta (Foto)

Jeton Zogiani është një nga aktorët më të dashur të publikut. Ai me rolin si “Drenicaku” në serialin komik “O Sa Mirë”, me batutat e tij tashmë është bërë pjesë e pandashme edhe e përditshmërisë sonë, shkruan Indeksonline.

Jetoni është goxha aktiv edhe në rrjetet sociale. Ai në orët e para të mëngjesit ka postuar edhe një instastory, ku tregon se është duke udhëtuar. Në fotografi shihet një valigje, ndërsa mbi të janë tre pasaporta: ai i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Nuk dihet nëse të trija janë të tij, apo është i shoqëruar me miq të tij./Indeksonline/