75 Mall Live Search
12:26 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Dreshaj, humanisti që “dridhi” politikën ne debutim

Gani Dreshaj ka patur një vit për të mos u harruar në vitin 2017. I njohur si biznesmen mjaft i suksesshëm në Gjermani dhe Kosovë, Dreshaj arriti që të ketë debutim të suksesshëm në politikë, përkatësisht në AAK.

Ai ishte krahu i djatht i Ramush Haradinajt në qëndrimin e padrejt të tij në Francë pas fletëarrestit të lëshuar nga Serbia. Dreshaj ishte njeriu që i qëndroi pandarë Haradinajt për disa muaj në Francë.

Pas lirimit të Haradinajt, kryeministri aktual kishte falënderuar të gjithë për përkrahje, por posaqërisht Gani Dreshajn për ndihmën financiare dhe morale që i kishte dhënë në Francë.

Rikthimi i Haradinajt në Kosovë u përcoll edhe me rikthimin e Dreshajt në vendin që kishte dhënë shumë që nga paslufta.

I njohur për shpirtin human, Dreshaj vendosi të futet në listën e AAK-së në zgjedhjet parlamentare duke kërkuar një vend në Kuvendin e Kosovës.

Këtë edhe arriti ta bëj pasi që kandidati nga Istogu arriti të jetë një nga shtatë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në parlamentin e Kosovës.

Pas këtij suksesi në debutim, Dreshaj me lutjen e Haradinajt u kandidua në garën për kryetar të Istogut. Pikërisht ky kandidat arriti ta bëj atë që se kishte bërë askush nga paslufta, sfidimin dinjitoz të bastionit më të fuqishëm të LDK-së në Kosovë, Istogut.

Në një garë dramatike e me plot rikthime, Dreshaj në dy raunde zgjedhore arriti të jetë edhe fitues, por që fitorja pas pak ditësh iu mor në tavolinë pas ankesave të LDK-së.

Në raundin e tretë të rivotimit në Istog, Dreshaj njëherë u shpall fitues, por KQZ aludoi në një gabim teknik duke i dhënë fitoren kundërkandidatit Haki Rugova fitoren me 14 vota më shumë.

Por, ky proces nuk ka mbaruar ende pasi që Dreshaj është duke e pritur një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese duke aluduar në shkeljen e Kushtetutës në disa pika.

Dreshaj është i martuar, ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ai vije nga një familje patriotike nga Vrella e Istogut./Indeksonline/