20:04 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dreshaj ka një kërkesë në këtë kohë të rëndësishme për Kosovën

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka bërë thirrje që të gjithë kolegëve të tij deputet nga parlamentit i Kosovës tu pamundësohet largimi nga vendi në këto ditë të rëndësishme për vendin.

Sipas Dreshajt, Kuvendi i Kosovës do të duhet të jetë më aktiv këto ditë dhe të mos shkojë në pushim pasi që duhen diskutime serioze në kuvend.

“Çështja e dialogut dhe skenaret që po përmenden ditëvë të fundit na shtyejnë të jemi më unik dhe të bashkuar në këto ditë të rëndësishme për Kosovën

. Bëj thirrje që të gjithë kolegët deputetë të qëndrojnë në Kosovë në mënyrë që së bashku të diskutojmë çështjen e rëndëishme të dialogut. Shpresoj që në këtë diskutim të futen edhe akademikë e njerëz jopolitikë, të cilët mund të japin ide nga një kënd tjetër për çështjen e dialogut me Serbinë” ka thënë Dreshaj./Indeksonline/

Temat: