75 Mall Live Search
22:15 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dreshaj komenton kërcënimin e Thaçit, thotë se po i pengon puna e Haradinajt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, lidhur me atë se kryeministri Ramush Haradinaj duhet të ketë kujdes kur flet për korrigjimin e kufijëve.

“Kryeministër, puna jote e madhe dikë po e pengon. Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo.Zotimet tua për krijimin e ushtrisë brenda vitit, dhe shumë punët e bëra brenda disa muajve nuk po i lë rehat, të parahatuarit.”, ka shkruar ai.

Dreshaj, është i sigurt në fitoren e partisë së tij, kurdo që zgjedhjet mbahen.

“Pra, publikisht po iu siguroi që nesër po të shkojmë në zgjedhje, minimumi 15 deputetë do t’i kemi si parti. Jemi të qetë e të bindur në suksese, përballë dikujt që i ka humbur udha në oborr.”, ka shkruar ai mes tjerash në llogarinë tij në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Kryeministër, puna jote e madhe dikë po e pengon. Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo.

Zotimet tua për krijimin e ushtrisë brenda vitit, dhe shumë punët e bëra brenda disa muajve nuk po i lë rehat, të parahatuarit.

Pra, publikisht po iu siguroi që nesër po të shkojmë në zgjedhje, minimumi 15 deputetë do t’i kemi si parti.

Jemi të qetë e të bindur në suksese, përballë dikujt që i ka humbur udha në oborr.