16:18 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dreshaj kujton kontributin gjerman ndër vite, investimet dhe përkrahjen politike

Gjermania ka qenë dhe do të jetë shteti më mik i Kosovës ndër vite. Kështu e përshkruan kontributin gjerman ndër vite deputeti kosovar.

Për të kujtuar ndihmat gjermane, Dreshaj kujton kohën kur me përkrahjen gjermane hapi përfaqësinë e markës së famshme të pijeve gjermane, Sinalco, fabrikën e drurit si dhe sjelljen në Kosovë të Rowes, gjigantit të prodhimit të vajërave motorike gjermane.

Pikërisht hapja e këtyre fabrikave ka bërë që në komunën e Istogut të punësohem shumë të ri e të reja duke ndikuar sadopak në uljen e numrit të papunësisë.

Në hapjen e këtyre bizneseve, Dreshaj pati nderin që të ketë mysafir të veçantë, si ish komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler dhe ish ambasadori gjerman, Ernst Reichel.