12:33 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dreshaj mban sot “Tubimin e Fitores” në Istog (Foto)

Sot në Istog është dita e fundit e fushatës zgjedhore për kryetarin e ri të komunës që do të zgjidhet këtë të diel.

Për kryetar të Istogut janë në garë Gani Dreshaj i AAK-së dhe Haki Rugova i LDK-së, për të cilët qytetarët do të votojnë për herë të tretë brenda tre muajsh, shkruan Indeksonline.

Kandidati Gani Dreshaj sot do të përmbyll fushatën në shtëpinë e Kulturës në Istog “Adem Jashari” me moton “Tubimi i Fitorës”.
Sipas njoftimit, në përmbyllje të fushatës do të marr pjesë edhe kryetari i AAK-së dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /Indeksonline/