75 Mall Live Search
14:32 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dreshaj: Mjaft vrapuam pas Serbisë, po na rrahin e s’po na lënë me qajt

Përgjatë zhvillimit të seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës është diskutuar lidhur me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast me të marrë fjalën, deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka deklaruar se Kosova po e falë shumë Serbinë, madje edhe shpesh herë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij në ekipin negociator të Kosovës, duhet të ketë njerëz të mençur, që nuk kanë interesa  të veçanta.

“Unë mendoj se kësaj radhe ish dashtë të shkojë një ekip e përgatitur pasi edhe sot e kësaj dite Ekipa e Vienës në rrethe të ngushta diplomatike është përqesh pasi kanë shku nga aeroplani me disa letra dhe janë përqesh.Edhe unë mendoj se ne duhet më shumë të bëjmë, t’i thërrasim njerëzit pasi s’jemi më të mençurit, që të bëhet një grup udhëheqës i bisedimeve politike, pa interesa”, ka thënë Dreshaj.

Ai gjithashtu ka shtuar se nuk e sheh të arsyeshme që gjithmonë të vrapohet pas Serbisë.

“Unë nuk e shoh të arsyeshme që ne gjithmonë të vrapojmë prapa Serbisë. Ata edhe po na rrahin dhe s’po na e lënë me qajt. Është e domosdoshme që serbëve të Kosovës t’ua përmirësojmë jetën por duket se jemi duke i falë shpejtë për dhunën dhe gjenocidin që e kanë bërë” ,ka përfunduar Dreshaj./Indeksonline/