11:27 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dreshaj: Urime Kosovë, liberalizimi në afat rekord

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka uruar qytetarët e Kosovës për arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi.

Dreshaj është shprehur se shumë shpejtë të gjithë do të lëvizin pa viza në Evropë, transmeton Indeksonline.

Deputeti i AAK-së ka shtuar se kalimi i demarkacionit është vetëm qështje ditësh.

Postimi i plotë:

Kosova ka marrë sot lajmin më të mirë kohëve të fundit në prag të 10 vjetorit jubilar të Pavarësisë.
Sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen e korrektohen në vijën kufitare me Malin e Zi, andaj kalimi i demarkacionit është vetëm çështje ditësh.
Miqtë ndërkombëtarë, sidomos nga Gjermania më kanë garantuar këto ditë se nëse arrihet marrëveshja për demarkacionin, liberalizimi do të ndodhë në afat rekord.
Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës sepse shumë shpejt të gjithë do të lëvizni pa viza në Evropë.
G.D