Dreshaj uron nga Hamburgu, premton gjëra të mëdha në 2018
Deputeti nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2018.
Dreshaj ka thënë se pas një viti me plot sfida ka shkuar tek familja në Hamburg për të fesuar natën e ndërrimit të motmoteve, transmeton Indeksonline.
Dreshaj ka uruar të gjithë me shëndet, gëzime e suksese në vitin e ardhshëm.
Ky është postimi i plotë:
Pas një viti me plot sfida, kam ardhur tek familja ime në Hamburg për të festuar natën e ndërrimit të motmoteve.
Ju uroj të gjithëve shëndet, gëzime, suksese në vitin 2018.
Le të mbretëroi harmonia, dashuria për njëri tjetrin, ndershmëria, mbi të gjitha solidariteti.
Ju premtoj me sinqeritetin më të madh se istogasit e mi nuk do t’i lë vetëm asnjëherë, në çfarëdo pozicioni qofsha
Unë në 2018 do të hap vende pune, studentëve do ua bëj shumë ëndrra realitet dhe tërë potencialin tim do e shkrijë për ju dhe me ju.
Faleminderit për mbështetjen e dhënë në 2017, qofshim të bashkuar përgjithmonë.
G.D