22:39 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dreshaj zgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Istog edhe për një mandat të ri (Foto)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj është rizgjedhur kryetar i degës së partisë në komunën e Istogut.

Dreshaj është zgjedhur në mënyrë unanime nga kryesia e AAK-së edhe për një mandat të ri e që sipas tij është nder i madh por edhe përgjegjësi, shkruan Indeksonline.

Deputeti Dreshaj ka thënë se dyert e AAK-së janë të hapura për të gjithë, për të ndërtuar të mirën, për të luftuar të keqen.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur, simpatizues të Aleancës, sot në mënyrë unanime kryesia e AAK-së më rizgjodhi kryetar të degës së partisë edhe për një mandat të ri në komunën e Istogut.

Për mua është nder i madh, por edhe përgjegjësi që bashkë me ju të ndërtojmë një model të punës, përkushtimit, sinqeritetetit e besimit në qytetin tonë të bukur.

Dyert e partisë janë të hapura për të gjithë, për të ndërtuar të mirën, për të luftuar të keqen.

Bashkë me mua dega e AAK-së në Istog ka të rinj e të reja që mund t’i ofrojnë shumë Istogut e Kosovës.

Na priftë e mbara.

G.D